

Brajan Braun nuk do të jetë pjesë e Partizanit në vazhdimësinë e kampionatit. Futbollisti nuk qenë pjesë e planeve të Ilir Dajës, e këtë trajneri e shprehu në konferencë për shtyp. Pritshmëritë për sulmuesin ishin të larta duke qenë se aventurën e tij me të kuqtë e nisi duke shënuar një tregolësh në finalen e Superkupës ndaj Kukësit, por që në vijim nuk ia doli të jepte më të mirën. Kështu, klubi i Partizanit nëpërmjet një reagimi në faqenë zyrtare në rrjetet sociale, zyrtarizoi largimin e Braun. /VipSport.al/
Reagimi i Partizanit:
ZYRTARE
FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Brian Lee Broën. Sulmuesi 28 vjeçar nga Xhamajka dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre, duke i dhënë mundësi lojtarit të jetë i lirë. Braun ishte pjesë e skuadrës nga sezoni 2019 – 2020. Klubi i uron njëkohësisht Brian Lee Broën suksese në karrierën e tij sportive.
more recommended stories
Vllaznia-Tirana, zbulohen arbitrat që ndajnë drejtësi në klasike
Vllaznia pret ditën e sotme Tiranën,.
Tre medalje në këtë vit, kampioni Smajlaj ende pa shpërblim: Shpresoj ta marr, më pret një javë e fortë
Izmir Smajlaj mund të konsiderohet pa.
Superiore/ Klasike me aromë titulli për Vllazninë, Laçi sfidon Partizanin në transfertë
Katër ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Leave a Comment