Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Osmani merr përgjegjësitë e humbjes: Për Deden sqarim nesër ose pasnesër

Tefik Osmani, drejtori që sot ishte në rolin e trajnerit te Tirana pas largimit të Nevil Dedes ka folur pas humbjes së kryeqytetasve në shtëpi përballë Laçit me rezultatin 0-1. Për Supersport, Osmani mori përgjegjësinë për disfatën ndërsa shtoi se për të sqaruar situatën rreth largimit të Dedes do të dalë sërish të flasë nesër apo pasnesër.

“Largimi i Dedes? E di që të gjithë mezi kanë pritur të mbarojë ndeshja dhe e dija që do të vinte pyetja. Marr përsipër në ditët në vazhdim të dal të sqaroj gjithçka që ka ndodhur.
Në momentin kur kam drejtuar ekipin, përgjegjësinë e marr unë, unë nuk i trembem përgjegjësive. Nuk ka asnjë njeri tjetër që ka përgjegjësi për këtë ndeshje e këtë humbje me Laçin.

Derisa kam dalë këtu, dua të dal në ditët në vazhdim të sqaroj gjithçka. Kam dalë se një njeri duhet të dalë pas ndeshjes. Dola të flas dy fjalë, aq sa kuptoj nga futbolli, për ndeshjen e sotme.
Kush do jetë trajneri? Kjo është pyetje direkte, ndaj do të dal në ditët në vazhdim. Unë nuk largohem nga këto përgjegjësi. Ne kemi një president, një staf. Nuk e zgjedh unë, kemi një staf që i besoj shumë, dua t’i falënderoj se kam punuar dhe më kanë ndihmuar shumë.

Çështje Kuka-Danso? Ju lutem, unë e di se ku do të dilni. Në ditët në vazhdim do flas, ne kërkonim që sot ishte një ndeshje që në rast humbje na rrezikonte shumë për objektivin e madh që ka klubi për titullin kampion dhe e dinim që duhej fituar patjetër, futja e Dansos na ka dhënë më shumë në fazën sulmuese, forcë më shumë.
Edhe unë, edhe klubi që më ka emëruar mua, nuk dorëzohemi kurrë.
Largim apo shkarkim? Nesër, duroni deri nesër apo pasnesër”, u shpreh Osmani. /VipSport.al/