Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Osmani: Derbi më i rëndësishëm, nëse e kalojmë nuk tremb distanca me Vllazninë. Deden e pyeta ku të rri

Tefik Osmani shpreson që Tirana e tij të bëjë kthesën në javët e ardhshme dhe të fillojë të ngushtojë diferencën që është krijuar me Vllazninë në kampionat. Drejtori sportiv i bardhebluve, në “Pressing” deklaroi se nuk është parë ende Vllaznia në momente vështirësie dhe duhej pritur të shihej si do të reagonin shkodranët në situatë të tillë.

“Ne kishim vështirësi se kishim mungesa për dëmtime. Por ne si Tiranë nuk jemi dorëzuar ende.

Kur e sheh Vllazninë kështu me të vërtetë e meriton. Por nuk e kemi parë ende në moment të keq, mund të thonë që është mundur me Kukësin e Laçin. Unë i quaj humbje kundër rivalëve, nuk e kam parë ende Vllazninë që mund të bëjë hap fals ndaj një ekipi të vogël në Shkdoër e të shohim si do të reagojë. Mendoj se kur ke pikët dhe je në vend të parë, duhet t’i japësh merita, nuk ka rëndësi nëse prodhon futboll apo jo.

Situata te Tirana? Mendoj që edhe Nevili është më i qetë pasi shumë shpejt edhe lojtarët e dëmtuar dhe ata që kemi afruar së fundmi do të afrohen. Do të jetë dhimbje koke për trajnerin, do të ketë sa më shumë lojtarë të gatshëm. Edhe pse thoni Kukësi ka probleme, Kukësin nuk e kam pare me mungesa si kemi qenë ne, kemi edhe tani mungesa si e Vangjelit, siç është e Kale, Çelhaka.

Ne jemi para një ndeshje shumë të rëndësishme ku shumica e dinë që një rezultat pozitiv nuk pyet për pikët ku është Vllaznia. Mendoj se ky derbi është më i rëndësishëm se ai vjet, se klubi ka bërë sforco të madhe duke paguar që të hapet merkato. Mendoj se janë afruar dy sulmues shumë të mirë, por mendojmë një blerje tjetër që po të arrihet do të jetë bum nga presidenti, nuk mund të them se I kam marrë unë lojtarët. Nuk jam si ata që thonë Triana ime. Po floën, duhet të flasin edhe kur ra nga kategoria. Sa për presionin, nëse dështojmë, jemi ne përgjegjës. Nëse ka sukses, i pari për meritë është ai që ka anën financiare.

Emri tjetër? Lojtari është një numër 9 që mendoj se i duhet ekipit e që do të ndihmojë dyshën që është projektuar. Ai është një lojtar që profesori e ka parë. Ëshët e vërtetë që Dede nuk i ka marrë këta lojtarë, por kur iu bë oferta për të marrë Tiranën i ka parë të gjithë lojtarët. Nuk jam dakord që thuhet se i hedh lojtarët poshtë. Nëse nuk do të kishte besim, nuk do të aktivizonte shumë lojtarë siç ka bërë por të njëjtin grup.

Trajneri vendos që unë dua 1-2-3 lojtarë dhe ne, klubi, ia plotësojmë trajnerit: Pastaj e ka në dorë trajneri si do t’i vendosë. Nëse i ka kërkuar, i ka kërkuar që të luajnë. Oferta për Muçin ka, janë edhe ato shifra që flitet. Po presidenti nuk ka pranuar me ata shifra, mendohet se ka mundësi për oferta më të mira dhe së shpejti mund të dëgjoni për to. Unë mendoj se po të ishte ekip tjetër, mund të ndryshonte objektiv pas dënimti nga FIFA, mund të mos paguante gjobën dhe mbante lojtarët, në vend të titullit kampion llogariste qëndrimin.

Tirana e dënuar të fitojë në derbi? Tirana është e dënuar të fitojë edhe ndaj 11 lojtarëve më të mirë në Europë. Në momentin që kam ardhur te Tirana si futbollist, lojtarët nuk kanë patur asnjëherë presion, lojtarët kanë për detyrë të stërviten, të zbatojnë çfarë kërkon trejneri. Në rast rezultati pozitiv në derbi, nuk na tremb diferenca e pikëve me Vllazninë.

Përplasja me Deden? Në momentin që ka ardhur Nevili e kam pyetur ku dëshiron që të qëndroj, a të rri lart apo poshtë, Në Shkodër, nëse e dëgjoni gjatë ndeshjes më thotë “merru me mbrojtjen”. Nuk ndërhyrj, po ta shihni merrem vetëm me mbrojtësat gjatë gjithë ndeshjes, a janë në linjë apo jo”, shpjegoi Osmani. /vipsport.al/