

Prishtina kishte një objektiv të madh në këtë merkato dhe ai ishte portieri i Shkëndijes së Tetovës, Konstandin Zahov. Gardiani i tetovarëve ishte njohur edhe me ofertën financiare të Prishtinës, megjithatë në fund ka vendosur t’i qëndrojë besnik tetovarëve të trajnerit Ernest Gjoka, që renditen në vendin e parë në kampionat dhe janë pretendetët kryesorë për të fituar titullin.
33-vjeçari ka rinovuar kontratën dhe do të jetë pjesë e Shkëndijes deri në vitin 2023, teksa lajmin e dha vetë klubi tetovar nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale.
“Jam i lumtur që do të vazhdoj të përfaqësoj këtë fanellë ku kam arritur sukseset më të mëdha në karrierë. Shkëndija më ka dhënë shumë, por besoj se ja kam kthyer në të njëjtën mënyrë dhe vazhdimi i kontratës tregon se të dyja palët jemi të kënaqura me bashkëpunimin. I entuziazmuar shoh përpara për të tjera suksese”, ishin fjalët e Zahov. /Vipsport.al/
more recommended stories
E kërkonte presidenti amerikan, Tare thumbon Romën: Jam te klubi i parë i kyeqytetit
Kur Dan Friedkin mori drejtimin e.
Lorenco Vila: Sot e kishim detyrim fitoren. Nuk kemi dominuar vetëm në një ndeshje
Lorenco Vila e sheh si rrjedhë.
Krymi: Kukësi ka dal jashtë garës për titull, e duam shumë fanelën e Vllaznisë
Vllaznia duket se krahas synimeve madhore.
Martini: Fjalët e Dovedan? I them faleminderit. Për Vllazninë bëri diferencën që nisi kampionatin pa presion
Teuta më në fund theu mallkimin.
Leave a Comment