

Po kthehet në një sezon “makthi” për Tomas Strakoshën. COVID e detyroi të humbasë postin e titullarit, ndërsa kur u duk se 25-vjeçari do të rifitonte sërish pozitat e tij dhe luajti titullar në takimin e fundit ndaj Fiorentinës, sot ka ardhur një lajm i keq.
Trajneri Simone Inzagi nuk e grumbulloi portierin e kombëtares, ndërsa së fundmi klubi i Lacios ka sqaruar se Strakosha vuan një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë dhe gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite për të dalë më pas në një konkluzion përfundimtar mbi kohën e rikthimit në fushë.
Kështu, gardiani kuqezi është sërish në “pitstop” me shpresën që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur ai që bëri të gjithë Serinë A për vete me paraqitjet prej kampioni. /Vipsport.al/
more recommended stories
Hoxha dhe Asani: Titulli i hapur, Partizani e dominoi derbin
Pas ndeshjes kanë folur edhe dy.
Sukaj kishte parashikuar gjithçka: Ia thashë një ditë më parë edhe Dajës se kush do shënonte
Xhevahir Sukaj ka një siguri sa.
Kategoria e Parë/ Burreli fiton miqësoren me Luzin, Erzeni e Besa zyrtarizojnë afrimet e fundit
Burreli dhe Luzi në kuadër të.
Halili: Ky derbi vendimtar për titullin, grupi i plotë, Tirana të tregojë veten
Në emisionin “Gol pas goli” në.
Leave a Comment