Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Nuk ka paqe për Zidan, pas zërave për shkarkimin vjen edhe COVID-19

Zinedin Zidan nuk po kalon një periudhë të qetë të karrierës së tij si trajner i Real Madrid. Mungesa e rezultateve kanë vënë në diskutim vazhdimësinë e teknikut, i cili akuzohet mbi të gjitha se nuk ka arritur në këto vite të vlerësojë siç duhet të rinjtë dhe se pa lojtarët e “gatshëm” nuk arrin të çojë Realin në nivelet që kërkohet.

Mediat spanjolle sot qarkullonin të gjitha lajmi se klubi ka vendosur që të shkarkojë teknikun francez në fund të edicionit, për t’i besuar një tjetri, por ky nuk ishte shqetësimi më i madh i ditës së sotme për të.

Vetë klubi bëri të ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare se Zidan ka testuar pozitiv ndaj COVID-19 në analizat e fundit dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit. Trajneri është izoluar dhe si fillim do të mungojë në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Deportivo Alavesh. Ai mungoi edhe në stërvitjen e sotme, që u drejtua nga ndihmësi i tij, Betoni, i cili do të ulet në pankinë të paktën për këtë ndeshje, në pritje të kthimit të francezit. /vipsport.al/