

Historia e Xhordan Henderson mund të kishte qenë krejtësisht e ndryshme nga ajo që tashmë njihet, ku mesfushori është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Liverpuli i Jurgen Klop dhe falë aftësive të tij si lider, është edhe kapiten i skuadrës. Ish-trajneri i Mançester Junajtid, Sir Aleks Ferguson tregon se Henderson ishte pranë nënshkrimit me “Djajtë e Kuq”, por stafi mjekësor nuk i pëlqey mënyrën si ai vraponte.
“Ishim gati të bënim një ofertë për Xhordan Henderson kur luante me Sandërlend. Fola me trajnerin Stiv Brush dhe e vlerësonte shumë këtë djalosh. Por, më pas stafi jonë mjekësor nuk ishte i kënaqur me mënyrën si mesfushori vraponte, pasi të jepej përshtypja se mund të ishte një futbollist që dëmtohej shumë.
Duhet të them se ishte një nga detyrat e mia që të jepja sigurinë se lojtari do të ishte gjithnjë i gatshëm. Nëse nënshkruan me një lojtar dhe ai nuk është i gatshëm, atëherë është një humbje kohe. Kështu, mendova edhe për Henderson. Ne e donim shumë si lojtar dhe ai e ka provuar tashmë, ka qenë fantastik. Të gjitha faktet më tregojnë se kam humbur një futbollist shumë të mirë”, u shpreh Henderson. /VipSport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Napoli i jep lamtumirën turneut, Arsenali mbijeton. Surprizë norvegjeze
Napoli i ka dhënë lamtumirën Ligës.
Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli
Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se.
Champions regjistron një rekord të ri, vetëm prej Juventusit mbeti 1-7
Liga e Kampioneve, për herë të.
Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga Azia
Grupi Suning, i cili kontrollon klubin.
Leave a Comment