Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Nuk do të humbasë Kombëtaren, Veseli kalon nga pretendentët për Serinë A te mbijetesa

Frederik Veseli bëhet gati për një tjetër etapë në karrierën e tij, që e ka parë të bëjë shumë lëvizje në vitet e fundit pa gjetur atë stabilitet që kishte për disa sezone te Empoli. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare kërkon një klub ku të aktivizohet rregullisht e për këtë aryse është gati t’i japë lamtumirën Salernitanës në Serinë B, për t’iu bashkuar një tjetër skuadre në të njëjtin kampionat.

Mosakrivizimi i tij me Salernitanën që ka pretendime për ngjitjen në Serinë A, ka vënë në dyshim grumbullimin dhe aktivizimin e mbrojtësit me përfaqësuesen në eliminatoret e Botërorit. Për këtë arsye, ai është vënë në kërkim të një sistemimi të ri dhe sipas mediave italiane, ka gjetur akordin me Virtus Entelën,

Kjo e fundit është në kërkim të përforcimeve, pasi aktualisht gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit në kampionat dhe ka si synim që të sigurojë mbijetesën në Serinë B. Përforcimi i mbrojtjes ka qenë një nga kërkesat kryesore të trajnerit Vivarini dhe afrimi i Veselit duket si hapi i parë. Fakti që futbollisti shqiptar mund të luajë në pozicione të ndryshme në prapavijë, e ka bërë atë elementin e duhur për të përforcuar rreshtimin e ekipit, ndërsa marrëveshja pritet të finalizohet në ditët në vijim. /vipsport.al/