Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Një tjetër futbollist kuqezi me COVID-19, klubi: Është asimptomatik

Që kur COVID-19 morri përmasat e nëj pandemie, ai ka goditur shumë futbollistë shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit tonë, për fat të mirë pa pasoja për shëndetin e tyre. Listës i është shtuar në ditët e fundit një element me shumë perspective, i cili në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e kombëtares Shpresa.

Kleandro Lleshi, mesfushori i cili luan në Spanjë, ka rezultuar pozitiv në testet e fundit që ka bërë skuadra e Kartagjenës, e cila merr pjesë në La Liga 2. Futbollisti shqiptar, nuk është shfaqur në stërvitje me ekipin dhe klubi bëri të ditur se kjo ishte pasojë e testimeve që janë bërë, ku kishte rezultuar pozitiv edhe një futbolsti tjetër.

“Të dy futbollistët janë asimptomatikë dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, shkruante klubi në njoftimin për shtyp që lajmëronte kështu se Lleshi tashmë duhej të priste në izolim derisa testet të tregonin se ai ishte përsëri negativ.

Futbollisti i është bashkuar në verë skuadrës së Kartagjenës, por deri tani, nuk ka arritur të gjejë hapësira për t’u aktivizuar në kampionat, edhe pse ka qenë vazhdimisht në pankinë në ndeshjet e La Liga 2 dhe në klub shihet si një element që mund të ndihmojë në të ardhmen. Lojtari i dale nga radhët e Internacional Tirana, që nga viti 2016 ka nisur të provojë eksperiencën jashtë Shqipërisë, fillimisht në Portugali, e tashmë në Spanjë. /vipsport.al/