

Klubi i Tiranës ka prezantuar sot zyrtarisht Taulant Seferin si afrimin e bujshëm të bardhebluve, lojtarin që shpresohet se do të bëjë diferencën në radhët e kësaj skuadre dhe do ta ndihmojë të kthehet përsëri në majat e klasifikimit. Vetë futbollisti ka zbuluar se si vendosi të bëhej pjesë e bardhebluve dhe çfarë e bëri të ndryshonte mendje nga transferimi në një klub tjetër zviceran.
“Po ju tregoj se kisha një parakontratë me një ekip në Zvicër dhe po qëndroja në shtëpi. Më mori drejtori sportiv i klubit Tefik Osmani në telefon dhe kisha një bisedë shumë të mirë. E njoh që më parë pasi jemi miq. Nesër morëm ofertën, hymë në negociata dhe çdo gjë shkoi mirë.
Ky jo vetëm që është klubi më i madh në Shqipëri, por është ndër më të mirët edhe në Ballkan. Nuk jam menduar shumë që të pranoja Tiranën, do ta ndihmoj Tiranën, por dhe ajo do të më ndihmojë mua në karrierë.
Disa ndeshje i kam parë. Futbolli këtu ka më shumë nivel se Kosova dhe Maqedonia. Besoj se do të përshtatem shpejt. Shpresoj të fitoj një eksperiencë shumë të mirë me klubin në këto 6 muaj. Uroj të dalim të gjithë të kënaqur.
Nesër do dal në stërvitje, të mendojmë për Kastriotin. Pastaj do të vijë dhe radha e Partizanit, natyrisht që e mendoj derbin dhe dua të jem pjesë e lojës. Jam gjithmonë gati”, tha Seferi para mediave. /vipsport.al/
more recommended stories
Hoxha dhe Asani: Titulli i hapur, Partizani e dominoi derbin
Pas ndeshjes kanë folur edhe dy.
Sukaj kishte parashikuar gjithçka: Ia thashë një ditë më parë edhe Dajës se kush do shënonte
Xhevahir Sukaj ka një siguri sa.
Kategoria e Parë/ Burreli fiton miqësoren me Luzin, Erzeni e Besa zyrtarizojnë afrimet e fundit
Burreli dhe Luzi në kuadër të.
Halili: Ky derbi vendimtar për titullin, grupi i plotë, Tirana të tregojë veten
Në emisionin “Gol pas goli” në.
Leave a Comment