Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

“Një familje”, Tirana bëhet bashkë para derbit me Partizanin

Të enjten, Kategoria Superiore do të shijojë derbin e dytë të kampionatit, atë mes Partizanit dhe Tiranës. Këtë herë sfida do të zhvendoset në Elbasan Arena me Air Albania që është shndërruar në qendër vaksinimi për COVID-19.

Sakaq, ky takim është shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat duke qenë se si bardheblutë, po ashtu edhe të kuqtë kanë nevojë për pikë të plota në mënyrë që të vazhdojnë garën në distancë me Vllazninë kryesuese.

Si zakonisht, atmosfera brenda klubit në derbi është shumë e rëndësishme dhe në këtë logjikë, Tirana mbrëmjen e djeshme ka qenë e grumbulluar për të konsumuar një darkë. Të pranishëm ishin të gjithë, me presidentin Refik Halili në krye, teksa atmosfera ishte pozitive.

Tashmë, pas triumfit me Apoloninë dhe afrimeve të reja në ekip, duket se kampionët në fuqi janë në momentin e duhur për të përballur derbin ndaj Partizanit. /VipSport.al/