

Huan Kuadrado do të jetë risia e ndeshjes së sotme mes Juventus dhe Napolit, e vlefshme për finalen e Superkupës së Italisë.
Kolumbiani rezultoi pozitiv me COVID para sfidës me Milanin më datë gjashtë janar, mirëpo tashmë është bashkuar me grupin e futbollistëve bardhezi në Rexhio Emilia. Madje, anësori pritet të marrë minuta nga trajneri Andrea Pirlo i cili në repartin difensiv po has në vështirësi për shkak të De Ligt që po ashtu është me COVID dhe Demiral të dëmtuar.
Në këtë formë, tekniku i Zonjës së Vjetër do të kishte më shumë garanci, teksa kërkon ta kthejë skuadrën menjëherë në rrugën e duhur pas disfatës me Interin në kampionat. /VipSport.al/
more recommended stories
Kasano: Kampionati italian nuk është më në lartësinë e të tjerëve, në Champions e ka mbërritur francezi
Antonio Kasano është i bindur se.
Serxhio Ramos-Real Madrid, tani në Spanjë shohin më afër rinovimin e kapitenit
Lamtumira e Serxhio Ramos nga radhët.
Rinovim “me detyrim” i Mançester Junajtid me Kavanin, përndryshe do ta paguajë shtrenjtë
Edinson Kavani shpresonte që largimi nga.
Gjak nga hundët që nuk ndalej, Kuman braktis konferencën për shtyp
Ronald Kuman është detyruar sot të.
Leave a Comment