

Karriera e Riza Durmishit ka marrë një kthesë të papritur- Futbollisti shqiptar i cili në të kaluarën ka luajtur me Danimarkën, u transferua me shumë entuziazëm te italianët, I kërkuar me ngulm nga Igli Tare. Por ai nuk ka arritur të lërë shenjën e tij e tashmë, klubi po mendon seriozisht huazimin në një kategori më poshtë.
Durmishi u transferua te Lacio në verën e vitit 2018 pasi kishte dhuruar paraqitje të shkëlqyera me fanellën e Betis Seviljes. Por investimi prej rreth 7 milionë eurosh për mbrojtësin e majtë nuk është justifikuar pasi ai nuk u paraqit në lartësinë e duhur në Serinë A apo në aktivitetet e tjera në të cilat u aktivizua me Lacion.
Si rrjedhojë, Lacio mendoi ta jepte huazim te Nica në Francë në edicionin e kaluar. Megjithatë, edhe ajo ekspericnë shkoi keq për futbollistin pasi ai nuk arriti që të linte gjurmën e tij në atë skuadër. Tani Lacio po mendon një tjetër hauzim, por në nivele më të ulëta. Sipas mediave italiane, po mendohet kalimi i tij në huazim për pjesën e dytë të sezonit te Salernitana në Serinë B, klub i cili zotërohet edhe ai nga Lotito. Aty Durmishi mund të aktivizohet rregullisht, duke ndihmuar këtë skuadër që të synojë ngjitjen në Serinë A në edicionin e ardhshëm.
Te Salernitana, ai do të zëvendësonte Frederik Veselin, i cili ka zhgënjyer në radhët e kësaj skuadre duke u aktivizuar si në qendër, ashtu edhe në krahët e mbrojtjes. Klubi i Salernitanës e ka nxjerrë në shitje lojtarin dhe i ka bërë të qartë se nuk është në planet e tij për këtë edicion apo në vijim. /vipsport.al/
more recommended stories
I kuqi kundër me Realin, trajneri i Atalantës: Kjo është vetëvrasje e futbollit, nuk flas se më përjashton UEFA
Xhian Piero Gasperini ka qenë shumë.
VIDEO / I kuq i tepruar, kthehen polemikat për gabimet e gjyqtarëve në favor të Realit në Champions
Ndeshja e sotme mes Atalantës dhe.
VIDEO / Zgjohet Mesi dhe bën diferencën, Barcelona u kthehet fitoreve
Kur Lionel Mesi është në formë.
VIDEO / Java e roveshatave, edhe Alli shënon në Europë dhe kualifikon Totenhemin
Duket se kjo është java e.
Leave a Comment