

Është një periudhë shumë e vështirë në karrierën e Tomas Strakoshës. COVID i ka prishur tmerrësisht punë portierit të kombëtares që humbi postin e titullarit te Lacio, teksa u rikthye nga minuta e parë vetëm në ndeshjen e kaluar.
Por, kur pritej që 25-vjeçari të rifitonte vazhdimësinë, ndalet sërish. Në listën e lojtarëve të grumbulluar nga ana e trajnerit Simone Inzagit për ndeshjen ndaj Parmës, mungon emri i shqiptarit. Nga ajo që mësohet në mediat italiane është se Strakosha ka probleme fizike dhe në këtë formë nuk mund të jetë i gatshëm për të kontribuar.
Tashmë, shpresohet që gardiani të mos ketë probleme serioze duke qenë se një tjetër mungesë e gjatë do të kushtonte shumë në hierarkitë e portës së Lacios, me Reinën që di të përfitojë nga situata. /VipSport.al/
more recommended stories
Hoxha dhe Asani: Titulli i hapur, Partizani e dominoi derbin
Pas ndeshjes kanë folur edhe dy.
Sukaj kishte parashikuar gjithçka: Ia thashë një ditë më parë edhe Dajës se kush do shënonte
Xhevahir Sukaj ka një siguri sa.
Kategoria e Parë/ Burreli fiton miqësoren me Luzin, Erzeni e Besa zyrtarizojnë afrimet e fundit
Burreli dhe Luzi në kuadër të.
Halili: Ky derbi vendimtar për titullin, grupi i plotë, Tirana të tregojë veten
Në emisionin “Gol pas goli” në.
Leave a Comment