Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Nga largimi i Dedes te emri i Bushit, Halili: Të flasë Nevili i pari. Do qëndrojë ai trajner që fiton

Refik Halili ka deklaruar se nuk do të flasë për çështjen e largimit të trajnerit Neivl Dede, derisa ky i fundit të japë këndvështrimin e tij. Duke folur për “SuperSport”, jo pa ironi, presidenti i bardhebluve tha se nuk donte ta pësonte si me trajnerët e tjerë që kishte larguar, ndërsa paralajmëroi se kushdo që të vinte do të rrinte në dëtyr ëvetëm nëse fitonte.

“Të themi që është humbje që na dhemb. Sa i përket trajnerit, kam vendosur që më parë të flasë trajneri çfarë ka për të thënë dhe do i merrni sqarimet nga ai, se kur kam folur unë ka shkuar gjithmonë më keq. Nevili do shpjegojë me mirë si është e vërteta, kam besim si është e vërteta. Na kanë kushtëzuar rezultatet që është primare dhe e rëndësishme. Sot thoja që nëse humbim këtë ndeshje, largohemi shumë nga objektivi, bëjhet thuajse e pamundur. Kisha dëshirë ta fitoja dhe forcën e gjej vetëm te çunat e skuadra dhe në ditët në vazhdim do të vazhdojmë bashkë për të bërë ndryshimin se grupi është e kontigjenti është. Them se do të jenë edhe të dëmtuarit, do të kthehen gradualisht,

Kthim mbrapa nuk ka, ai është një vendim që është marrë, jam takuar me të. Do të flasë Nevili, kam besim që do të thotë të vërtetën. Unë për gjërat që bëj nuk pendohem; kur gjërat nuk bëjnë mirë, e bëjmë ndryshim. Kam besim te skuadra dhe them që ne do të ecim përpara.

Nuk është problem për të sqaruar. Është e thjeshtë. Deirsa trajneri nuk drejtoi ndeshjen, është larguar, ose e kam larguar unë, çfarë rëndësie ka. Mund të flisni me Deden dhe ju sqaron ai.

E dini që jam nga ato që kur situata nuk është e mirë, dal e flas vetë. Të jeni të bindur që kemi kohë që mendojmë si të ecë klubi e skuadra përpara. Ndoshta fati nuk ishet që të ecte ekipi me Deden, ndaj mendoj që të bëjmë një ndryshim dhe ka qenë pasojë e kësaj situate që kemi kaq kohë që e mendojmë si të ecim përpara. Mediave u dhashë një intervistë, ju respektoj e mund të më pyetni; por të lëmë të flasë Dede se të gjithë trajnerët që kanë qenë te ne, kur kam folur i pari, kanë dalë gjërat ndryshe. Klubi është dëmtuar në financa në të gjitha rastet. Ju duhet të shihni pse nuk ecën përpara skuadra. Rezistencat e ngrohta janë vetëm te futbollistët, ato do të na sjellin ne vetëm fitore e në rrugën e duhur. Kam besim se do të ecim përpara.

Unë kam larguar shumë trajenrë pa pyetur. Kam hequr shumë trajnerë, do të vijnë të tjerë. Kush do të fitojë, do të qëndrojë.

Alban Bushi trajenri i ri?  Jeni të avancuar, i keni bërë zgjedhjet e të gjitha. Kësaj radhe nuk do të vë trajner nëj që ka qenë opinionist. Do të vendos një që nuk ka qenë asnjëherë opinionist. Bulku është trajner i kombëtares, por Tiranën aty e ka, mund të bëjë çfarë të dojë.

Të jeni të bindur që ne do të bëjmë kthesën, forca jonë është skuadra. Kur të vijnë tifozët do të bëhemi edhe më të forte”, tha Halili. /vipsport.al/