

Nga sot duket se Vllaznia ka një tifoz më shumë, pasi mbështetës i saj është bërë një personazh i cili në të kalurën ka qenë vetë drejtues i një skuadre me emër të madh në Superiore. Shpëtim Gjika, ish-kryebashkiaku i Vlorës dhë për disa vite edhe presidenti i Flamurtarit, ka zbuluar sot se është kthyer tashmë në një tifoz të ëkipit shkodran që po shkëlqen në këtë edicion.
Pas ndeshjes kundër Kukësit, me një postim në rrjetet sociale, ai pranoi se ishte një ndjekës i kuqebluve, edhe për faktin se tanimë në elitë mungonte Flamurtari i tij.
“Bravo Vllaznia!
Futboll sulmues dhe cilësor që të dhuron kënaqësi!
Grup me djem që luajnë plot dëshirë dhe sakrificë!
Trajner me mentalitet fitues i shkrirë me ambientin dhe drejtuesit!
Forca Vllaznia!
Vllaznia kampion!
Në mungesë të Flamurtarit, më keni bërë tifozin tuaj!!, shkruante ish-kryebashkiaku i Vlorës në postimin e tij. /vipsport.al/
more recommended stories
Bregu: I fal dy golat për tre pikët, më vjen keq për djersën e çunave. Krasniqi është më i miri i kampionatit
Dejvi Bregu ka qenë protagonist i.
Ibraimi: Më e lehtë me një sulmues tjetër në krah. Kërkoj falje për kartonin, moment euforie
Agim Ibraimi e ka cilësuar një.
Sherri në fund të ndeshjes, pezullohet dy javë trajneri i Drenicës, Devolli
Në fund të sfidës, Drenica-Besa në.
Nesër Bylis-Skënderbeu, ja situata te ballshiotët
Në Ballsh tashmë e gjithë vëmendja.
Leave a Comment