

Kristiano Ronaldo ka refuzuar një ofertë prej gjashtë milionë euro nga Arabia Saudite. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një ofertë që lidhet me futbollin dhe mundësinë e transferimit të portugezit në këtë vend. Thjesht, arabët ishin të interesuar të përdornin imazhin e CR7 për të promovuar turizmin.
Nëse marrëveshja do të ishte arritur, atëherë Ronaldo do të ishte i detyruar të vizitonte Arabinë Saudite dhe më pas imazhi i tij të shpërndahej gjerësisht. Megjithatë, luzitani duket se për momentin është i interesuar te fusha dhe te sezoni me Juventusin, ndërsa vazhdin të thyejë rekorde.
Nga ana tjetër, Arabia Saudite duket se ka pasur të njëjtën ofertë edhe për Lionel Mesin, mirëpo menaxherët e argjentinasit as nuk e kanë konfirmuar dhe as mohuar këtë lajm. /VipSport.al/
more recommended stories
VIDEO / Marshimi rekord i Sitit vazhdon i pandalur, tani ai i Bajernit është vetëm 2 fitore larg
Mançester Siti ka shkuar sot 15.
VIDEO / Juventusi kthehet te fitoret, Specia e Ismajlit dorëzohet në pjesën e dytë
Juventusi u është kthyer përsëri fitoreve.
Rastet me “Covid-19”, Torino nuk del në fushë, Lazio e pret!
Tetë rastet me “COVID-19” në ekipin.
Ka Ibrën në Sanremo, Pioli: Festivali mbaron vonë, do të shoh Juventus-Spezia
Festivali i Sanremos është shumë i.
Leave a Comment