

Klubi i Vllaznisë nuk ndalet në merkato dhe po përpiqet që të mbyllë sa më shpejt boshllëqet që janë krijuar me largimin e disa futbollistëve që në ditët e para të janarit. Afrimi i sulmuesve Avdijaj dhe Cise duket se ka zgjidhur situatën për repartin e avancuar dhe tashmë po mendohet për repartet e tjerë. Por një përforcim mjaft i bujshëm pritet të mbërrijë këto ditë nga Italia, më saktësisht një prodhim i akademisë së Milanit.
Emir Murati, mesfushor me shtetësi kroate por i lindur në Itali, është një futbollist i cili është rritur në akademinë e MIlanit. Futbollisti 20-vjeçar, tashmë kërkon që të provojë futbollin i profesionist dhe pas një eksperiencë te Rende dhe Pro Sesto, duket se është pranë akordit për t’iu bashkuar kuqebluve në Shkodoër.
Sipas mediave italiane, Vllaznia ka gjetur gjuhën e përbashkët me Milanin, që zotëron kartonin e tij, për huazimin e lojtarit deri në fund të këtij edicioni dhe marrëveshja pritet të finalizohet në ditët në vijim. /vipsport.al/
more recommended stories
E kërkonte presidenti amerikan, Tare thumbon Romën: Jam te klubi i parë i kyeqytetit
Kur Dan Friedkin mori drejtimin e.
Lorenco Vila: Sot e kishim detyrim fitoren. Nuk kemi dominuar vetëm në një ndeshje
Lorenco Vila e sheh si rrjedhë.
Krymi: Kukësi ka dal jashtë garës për titull, e duam shumë fanelën e Vllaznisë
Vllaznia duket se krahas synimeve madhore.
Martini: Fjalët e Dovedan? I them faleminderit. Për Vllazninë bëri diferencën që nisi kampionatin pa presion
Teuta më në fund theu mallkimin.
Leave a Comment