Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Nexhipi: Nuk kënaqem me barazimin ndaj Vllaznisë, gjithçka e hapur për titullin

Kukësi po noton në ujëra të turbullta në këtë fillim edicioni, por për drejtorin Nderim Nexhipi, ky është momenti i duhur që skuadra të vihet në lëvizje dhe të lërë pas serinë e rezultateve zhgënjyese që e kanë mbajtur përkohësisht larg kreut të klasifikimit. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Nexhipi ka treguar se ka besim që në sfidën e të premtes ndaj Vllaznisë, ekipi do të dijë të tregojë më mirë vlerat e tij dhe se do të mund të kthehet te ato rezultate që e bëjnë përsëri pretendent për titullin kampion siç ka qenë gjatë këtyre viteve.

“Të them të drejtën në këtë moment kemi pasur një ecuri shumë të dobët, shuëm të keqe, pasi po vijmë nga 5 ndeshje ku nuk kemi marrë rezultatet që duhej të merrnim e pritnim të merrnim. Por shpresojmë dhe do të tentojmë të kalojmë këtë situatë sa më shpejt me takimin e të premtes. Pasi me grupin e ekipin që kemi, mendojmë se mund t’ia dalim. Këto ndeshje nuk kanë shkuar siç është dashur, por ekipi po përgatitet për ndeshjen e të premtes dhe dalëngadalë po mendojmë të kthejmë situatën.

Në merkaton e janarit padyshim do të përforcohemi. Jemi në bisedime me disa lojtarë, patjetër ekipit i nevojiten përforcime dhe do përforcohemi në repartet e nevojshme. Shpreojmë që sa më shpejt t’i bashkohen ekipit këta lojtarë. Për emra konkret nuk është momenti të flasim, se kemi një ndeshje të rëndësishme të premten. Këto ditë, ndoshta edhe para ndeshjes, mund të ketë emra. Do të ketë lojtarë nga Superiorja, por edhe nga jashtë Shqipërisë.

Vllaznia padyshim është surpriza e këtij kampionati, ka filluar dhe ka ecuri mjaft të mirë. Sidoqoftë, ndaj Vllaznisë në ndeshjen e parë kemi treguar se jemi të gatshëm të mposhtim këdo. Po përgatitemi, është ndeshje derbi se po luajmë ndaj vendit të parë. Sidooqoftë ne kemi shumë potencial e kualitet dhe shpresojmë të nisim një ecuri pozitive me këtë ndeshje.

A jam i kënaqur me barazim? Unë personalisht jo, sepse mendoj se është momenti që të fillojmë të marrim tre pikët dhe maksimumin nga çdo ndeshje. Shpresoj dhe e di që çunat janë në të njëjtin mendim dhe do të bëjmë maksimumin të dalim të premten nga fusha me trr pikët.

Objektivi? Kukësi si klub, çdo herë pretendon për tituj edhe pse Vllaznia është larg me pikë. Në këtë fazë vjet ishim në avantazh prej shumë pikësh ndaj Tiranës dhe e dini të gjithë si përfundoi ai kampionat. Për sa kohë që matematikisht është në lojë titulli, do të luftojmë. Patjetër është kampionat i vështirë, ka edhe shumë ndeshje deri në fund, ndaj mendoj se çdo gjë është e hapur si për titullin, ashtu edhe për vendet që të çojnë në Europë”, tha Nexhipi. /vipsport.al/