

Me në krye trajnerin Fabricio Kamarata, duket se Apolonia ia ka dalë të nxjerrë në pah anën e saj më të mirë. Ish-tekniku i Dinamos ka grumbulluar katër pikë në dy ndeshjet e para, teksa barazoi ndaj Partizanit dhë së fundmi mposhti Laçin.
Tashmë, fierakët nuk janë më të fundit dhe kanë hapur sërish llogaritë për mbijetesën. Sakaq, nuk ka shumë kohë për të menduar sukseset e fundit, pasi nesër bardhejeshilët kanë një tjetër sprovë të madhe teksa presin në Loni Papuçiu, Kukësin. Verilindorët vijnë me një bilanc negativ dhe kanë detyrimin për të reaguar, por për t’ia shtuar edhe më shumë vështirësitë Apolonisë, ka menduar Redon Mihana.
Talenti i skuadrës nuk mund të jetë i gatshëm për nesër duke qenë se ka plotësuar numrin e katërtonëve të verdhë dhe i duhet të shlyejë një ndeshje pezullim. Tashmë, Kamarata duhet të ndryshojë diçka në sistemin e tij dhe të gjejë formulën e duhur për të bërë surprizën e radhës. /VipSport.al/
more recommended stories
Kategoria e Parë, B/ Flamurtari udhëton në Berat, kryesuesit me detyrë shtëpie ndaj Turbinës
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Kategoria e Parë, A/ Dinamo luan ndaj Vorës, Veleçiku pret Orikun
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Daja: Kaluam pritshmërinë, Asani i jep bukuri lojës së Partizanit. E mira e këtij kampionati është se nuk bën dot aleanca
Ilir Daja është i ndërgjegjshëm që.
Leave a Comment