

Ferhan Hasani do të zbarkojë shumë shpejt në kampionatin shqiptar, jo me fanellën e Tiranës, por me atë të rivalëve të Partizanit. Takimet mes palëve duket se janë mbylluir me një OK dhe tani mbetet vetëm hedhja e firmës në kontratë dhe zyrtarizimi i marrëveshjes.
“Infosport.mk” bën të ditur se akordi eshtë gjetur shpejt pasi palët janë ulur në tavolinë, pasi Hasani ka pranuar ofertën që i kanë bërë të kuqtë, me parametra financiarë që do te bëjnë atë lojtarin më të paguar të Superiores. Një marrveshje që do të zgjasë 18 muaj, me mesfushorin që pret të kthehet në një element të rëndësishëm për rreshtimin e Ilir Dajës, me objektivin për të kthyer përsëri titullin kampion në radhët e skuadrës kryeqytetase.
Tani pritet vetëm firma e lojtarit me klubin, por sipas gjasave, gjithçka do të ndodhë pas sfidës së kësaj fundjave në kampionat me Teutën, për të mos shpërqendruar skuadrën nga kjo sfidë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë në Superiore. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Berisha bëhet protagonist në Serinë B, shkakton penallti por e shpëton traversa
Etrit Berisha është kthyer përsëri protagonist.
Flamurtari në kaos, Resuli: Duhet të bëjmë kthesën, nuk na shkon ky pozicion
Nuk mjaftoi rënia nga elita, por.
Pa mesfushorin titullar, ja situata te Bylisi para Tiranës
Bylisi ka mbyllur përgatitjet anti-Tirana dhe.
Leave a Comment