Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Në krizë të plotë dëmtimesh, Ndreu: Kampionati shqiptar nuk i ka këto kapacitete

Skuadra e Kastriotit është goditur nga një seri dëmtimesh të njëpasnjëshme që kanë bërë trajnerin Ramadan Ndreu të improvizojë vazhdimisht në këto javë. Ashtu do të jetë edhe në duelin e nesërm kundër Teutës, ku krutanët do të luajnë pa shumë titullarë të zakonshëm për shkak të problemeve fizike që po kalojnë.

“Jemi në praninë e mungesave të shumta por edhe ndeshjet janë të forta. Kuptohet, që të jemi realist, e kam thënë që në fillim që jemi një skuadër që kërkesat tona te lojtarët dhe të presidentit janë jo shumë të larta dhe pretendimet tona janë për mesin e tabelës, aktualisht në pozicionin që kemi”, tha Ndreu për ekipin e tij dhe pritshmërinë që ka.

Sipas tij, kampionati shqiptar nuk ka nivelin ku të mund të luhet me një shpeshtësi kaq të madhe dhe të mos ketë pauzë për të rikuperuar dëmtimet, të cilat kanë qenë ato që kanë penalizuar ndjeshëm ekipin e tij. “Një skuadër është shumë e rëndësishme, jo se pikët nuk duhen, por një skuadër të jep besim e shrpesë kur zhvillon ndeshje të mira. Kur zhvillon ndeshje me ritëm e nivel, padyshim rezultatet do të vijnë. Jam i bindur në idetë e mia që në fushë duhet të jenë lojtarë, pavarësisht se të rinj, që vrapojnë pa fund. Ata që vrapojnë pa fund kanë shanse për të fituar ndeshjen.

Vazhdojmë me serinë e dëmtimeve. Është Bardhu, Hyseni, Plaku u largua, është Basha, është Ajazi, ndoshta në pikëpyetje Bojom e të tjerë. Por gjithsesi e kanë thënë edhe specialistë e trajnerë të tjerë që është periudhë e vështirë. Kampionati shqiptar nuk i ka ndoshta kapacitetet që të luajë të mërkurë e të shtunë”, deklaroi Ndreu. /vipsport.al/