Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Në Gjermani e quajnë “Mbreti i Shqipërisë”, Brdariç: Këtu janë të çmendur pas futbollit, për mua është hap para

Emri i Thomas brdariç nuk lakohet më vetëm në Shqipëri, pro ka filluar të përmendet gjithnjë e më shumë edhe në Gjermani, ku ai për disa kohë ishte harruar. Bëmat e tij me Vllazninë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave në vendlindjen e tij dhe “express.de” ka zhvilluar një intervistë me ish-sulmeusin gjerman, për të mësuar se si një personazh i tillë përfundoi në vendin tonë dhe ka sukses këtu.

Zoti Brdariç, përse përfunduat në Shqipëri?
Për mua ëahtë një hap para, të jepet munsësia qtë drejtosh njq klub në njq kategori të parë në një vend të çmendur pas futbollit që ka standarte të larta. Vetëm rezultatet kanë rëndësi. Ne këtu po ndërtojmë diçka. Por njerëzit nuk duan të dëgjojnë këtë, ndaj është e rëndësishme që të duhet të arrish rezultate në kushte të vështira e të mos mashtrosh veten.

Sa i vështirë është kampionati, si është puna juaj?
Sigurisht që ka vështirësi. Korona, si për të gjithë. Por pastaj janë edhe gjërat infrastrukturore. Qëllimi këtu ishte të ndërtohej një skuadër komplet e re. Duhet të vendosësh objektiva dhe të punosh në të njëjtën mënyrë si klubet profesioniste punojnë në nivelin europian.

Cilat janë përshtypjet tuaja për vendin deri tani?
Këtu jetojnë tre milionë banorë, thuajse sa në Berlin. Pjesa më e madhe janë në Tiranë. Një qytet modern që është i shkëlqyer për njerëz të rinj, ka ushqim të mirë, restorante të mira. Shkodra është pikë e mrekullueshme e natyrës, e rrethuar nga male të larta, deti është vetëm gjysëm ore larg. Mund t’ju këtu. Këtu, pavarësisht koronavirusit, njerëzit ia dolën të mbanin gjithçka hapur, jo të mbyllnin gjithçka tërësisht.

Sa i fortë është kampionati shqiptar?
Këtu ka futbollistë të mirë, por ata mund ta tregojnë veten vetëm nëse infrastruktura është e duhura. Dhe kjo është ende problem. Kushtet stërvitore janë disa herë të vështira për t’u imagjinuar.

Cili është objektivi juaj, titulli?
Ne jemi të përulur. Ne kemi ardhur nga zona e mbijetesës. Ne tashmë kemi arritur një sukses të madh me vendin e pare. Ta mbajmë atë është një sfidë shumë e madhe. Askush nuk besonte te ne, por tani e gjithë Shqipëria po flet për ne.

A janë të verteta paragjykimet për arbitrime të dyshmita në vendet e Europës Juglindore?
Unë u them gjithmonë djemve të mi që duhet të shënojnë 2-3 gola që të evitojmë probleme të tilla. /vipsport.al/