Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Ndreu: Shpresojmë që Tirana të vazhdojë ecurinë negative, Daja vendosi të luajë 3 minuta në Durrës

Ditën e nesërme, Kastrioti do të luajë në transfertë ndaj Tiranës. Para ndeshjes, për mediat trajneri i krutanëve, Ramazan Ndreu shpreson që Tirana të vazhdojë ecurinë negative edhe përballë ekipit të tij, ndërsa shtoi se mungesat janë një problem për Kastriotin. Nga ana tjetër, Ndreu tha se arritën thuajse në një marrëveshje me Asion Dajën, por në fund sipas teknikut, ai vendosi të qëndronte te Teuta për të luajtur vetëm tre minuta në fund të ndeshjeve.

“Jemi një skuadër që i ndjejmë mungesat, ndoshta jemi ndërtuar që në fillim me një përbërje jo të plotë. Dhe në me ngjeshjen e kampionatit në ndeshje të veçanta merren pasojat. Në ndeshjen me Apoloninë dhe Skënderbeun i ndjemë shumë mungesat.

Transferta me Tiranën- “Ne shpresojmë që Tirana të vazhdojë serinë negative dhe ne pozitive. Tirana ka lojtarë të mirë dhe lojtarët që ka afruar e shtojnë shumë nivelin e ekipit. Por, në një ndeshje futbolli nëse përgatitesh dhe ke besim e kryen detyrat, them se dalim me rezultat të mire”.

Dëmtimet? “Është Ajazi ështën një forcë e munguar, është Basha dhe disa lojtarë të tjerë që sidoqoftë kanë qenë në formacionin bazë. Këto lojtarë si Hyseni dhe Bardhi ta ulin nivelin e skuadrës në aspektin teknik dhe taktik. Janë lojtarë që bëjnë mirë dhe prodhojnë atë që i duhet një skuadre, janë dy lojtarë që hapin problem. Skuadra do shkojë pa dy lojtarë të rëndësishëm por do të bëjë mirë.

Daja? “Ishim në tentative, thuajse e mbyllëm, por Daja apreferoi të qëndroi te Durrësi dhe të luajë tre minuta në fund dhe kaq. Jemi në bisedime, do shpresojmë deri në fund që të jetë merkato e hapur”, u shpreh Ndreu. /VipSport.al/