

Kastriotin e pret një ndeshje e vështirë këtë javë duke qenë se luajnë në transfertë ndaj kryesuesve të Vllaznisë. Krutanët kanë pësuar dy disfata radhazi dhe tashmë kërkojnë të reagojnë, ndërkohë që para mediave, trajneri Ramazan Ndreu shprehet optimistë për rezultatin vetëm nëse skuadra e tij jep shpirtin në fushë. Ndër të tjera, Ndreu ka mbetur i zhgënjyer nga merkato dhe nuk ka shumë pritshmëri.
“Ajo që në bën pak optimistë është që e keqja është kur zhvillojmë lojëra të dobta dhe pikët nuk i merr, por ajo që na bën optimistë është që ne kemi luajtur mirë por me pikët jemi keq. Kështu që shpresojmë në ndeshjen me Vllazninë duke patur parasysh se është një skuadër shumë e mirë, që këtë kampionat ka bërë shumë mirë. Një skuadër që është me meritë atje ku është. Kështu, na del për detyrë një vlerësim dhe një angazhim i jashtëzakonshëm nga të gjithë lojtarët sepse ndoshta është edhe momenti i duhur që skuadra të tregojë se jemi një skuadër pavarësisht mungesave, por që ndeshjet e fundit kemi luajtur shumë mirë. Shpresojmë që edhe në Shkodër të vazhdojmë atë rritëm ndeshjesh dhe të kemi fatin që të na vijnë edhe pikët. Në këtë kampionat, skuadrat po tregojnë që janë aty-aty. Diferencën e bëjnë momentet, detajet dhe ndonjë lojtar që ka klasin e lartë sepse e kemi parë jo vetëm në ndeshjet tona, por edhe në ndeshjet e tjera që janë aty aty. Kështu, edhe me Vllazninë që e thashë ka bërë pak më mirë, ka një kontigjent të plotë, ky është avantazhi që ka, plus edhe euforinë. Wshtë e lirshme dhe këtë liri e ka nga pikët, nga diferenca nga lojrat e mira. Megjithatë, futbollinështë vlerësim dhe nëse ne e vlerësojmë maksimalisht dhe japim shpirtin në fushë, nëse hyme me idetë e qarta për të marrë rezultat pozitiv, kam besim që kemi për të marrë.
Lojtarët e dëmtuar- “Janë rikthyer, por nuk janë për ndeshje. Kanë nisur stërvitjen, janë në hapat e para. Shpresojmë që t’i kemi për javën tjetër me Bylisin sepse koha është shumë e shkurtër, ndoshta edhe ndonjë çudi që mundet për të qenë gati më shpejt, por edhe me bisedat që janë, për këtë javë nuk i kemi”.
Merkato- “Që të marrësh lojtarë në këtë periudhë është e vështirë, duhet të kesh kapacitet financiarë sepse duhet të prishësh kontratën me skuadrat e tjera. Ne nuk e kemi këtë kapacitet kaq të madh financiarë, saqë të arrijmë të marrim lojtarë të mirë se duhet shumë buxhet. Shpresojmë deri në fund, por e kam thënë edhe herë të tjera që të marrim lojtarë mesatarë. Jemi në bisedime, por nuk jam optimistë se po dështojmë herë pas here në bisedime”, u shpreh Ndreu. /VipSport.al/
more recommended stories
Berisha bëhet protagonist në Serinë B, shkakton penallti por e shpëton traversa
Etrit Berisha është kthyer përsëri protagonist.
Flamurtari në kaos, Resuli: Duhet të bëjmë kthesën, nuk na shkon ky pozicion
Nuk mjaftoi rënia nga elita, por.
Pa mesfushorin titullar, ja situata te Bylisi para Tiranës
Bylisi ka mbyllur përgatitjet anti-Tirana dhe.
FOTO/ Tri javë në heshtje për shtyp, vëmendje te infrastruktura. Ja ç’po ndodh me aneksin në Durrës
Teuta është larg pritshmërive, pasi durrsakët.
Leave a Comment