Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Ndreu: Ndeshjen e vendosi gjyqtari, Kastrioti sot vuajti nga episodi i dyshimtë

Ramazan Ndreu pas ndeshjes me Teutën është i zhgënjyer nga fakti që skuadra e tij pësoi humbje në shtëpi, teksa ai thotë se edhe mungesat po bëjnë të vetën. Por, nuk ngurron të ndalet edhe te kampionati dhe formula me ndeshje në mesjavë…, më shumë te gjykimi sidomos që ndikoi me episode. “Është me të vërtetë për të thënë fjalë të mira, në këtë kampionat arbitrimi ka qenë korrekt, sot nuk më pëlqeu të them të drejtën, ishte një faull, por për mua nuk ishte. Në fillim të takimit i thashë që kujdes me lojtarët që simulojnë, ajo ishte e sajuar. Megjithatë nuk ia vlen që ta zgjasim më shumë, për mua nuk ishte. Se aq është futbolli, një moment bën diferencën, një faull kthehet në gol, një që nuk e jep të heq mundësinë. Për këtë kam pakënaqësi”.

“Ishte ndeshje e mirë, por po vuajmë mungesat e shumta dhe ata që futëm sot vetëm luftojnë e nuk e kanë nivelin për të përballuar skuadra si Teuta. Nuk kemi çfarë të themi, presim ndeshjet e ardhshme që të plotësohemi si grup e vazhdojmë të përmirësohemi”.

“Nuk është se do më përmirësohej skuadra në merkato, e kam thënë që e kam grupin. Problemin e kam te të dëmtuarit dhe Hyseni që është jashtë, nëse më kthehen këta kthehet edhe cilësia, ajo që më mungon”, – tha Ndreu pas ndeshjes në Kamzë me Teutën.

/Vipsport.al/