Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Ndreu e ka me të tijtë: Në pjesën e parë kishim në fushë dy piktorë, nuk i thua lojtarë

Trajneri Ramazan Ndreu është treguar me të tijtë pas humbjes së sotme përballë Tiranës me rezultatin, 2-1. Në prononcimin për Supersport pas ndeshjes, tekniku Ndreu theksoi se në fushë kishin dy piktorë të cilët nuk mund t’i quash lojtarë.

“Të them të vertetën siç erdhi loja nuk meritonim të humbnim sot, po të bësh analizë, patëm shanse të pastra, është e vështirë të krijohen aq raste sa krijuam ne në pjesën e parë, raste të pastra që po të ishim më të kujdesshëm e të angazhuar, e shoh që janë tolerantë e nuk vlerësojnë momentin, mund ta kishim mbyllur. Nuk është hera e parë që e vuajmë këtë, skuadra ka nevojë për lojtarë që të freskohet, të ndryshojë marsh, këta që kemi nuk janë në ritmin e duhur dhe janë të ri, nuk po japin atë që duhet. Aq më tepër në pjesën e parë kishim në fushë dy piktorë, jo nuk i thua lojtarë, se të shohësh kundërshtarët të të sillet, është e tmerrshme. Futbolli është të bësh maksismumin, i ka ardhur fati të jenë në lojë me mungesat që kemi.

Shpresojmë të na kthehen të paktën dy titullarë që të rritet pak ciëlsia.
Lojtarët e mirë nuk I lëshojnë skuadrat, edhe ata që kërkojmë duan lekë shumë, si në Shqiëpri e jashtë. Nuk kam shumë shpresë te merkato, shpresa është te kthimi i lojtarëve që në fazën e parë kanë qenë titullarë, apo të dëmtuar. Edhe rezerva e parë apo e dytë të ndihmon shumë. Shpresojmë shumë. Kemi 3-4 ndeshje që na mungojnë 5 lojtarë formacioni.

Piktor Henri ishte në pjesnë e parë, shkonte në fushë, shëtiste. Megjithëse justifikohet se ishte pak i dëmtuar, por të them të vërtetën si pësojmë golat duhet të kemi më shuëm grintë. Duhet ta kuptojmë që në fazën mbrojëtse duhet të kthehesh e jo vetëm në pozicion.

Tirana është skuadër që nuk të fal, ka kualitet e shumë më të mirë se ne. Edhe në analizë, e gjithë puna ime ka qenë që kemi përpara ekip me nivel, duhet grintë e sakrificë për të mbuluar diferencën që ka.
Rastet humbem e Rezi nuk ka qenë në gjendjen më të mrië se ka qenë i dëmtuar. Por ishin raste që në gjithë stërvitjen, duke ndalur lojën e bërë të qartë, kemi thënë që në çdo moment do vlerësim se goli do mund të realizohet”, u shpreh Ndreu. /VipSport al/