Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Ndëshkoi Liverpulin nga goditja e dënimit, Bruno Fernandes tregon sekretin

Maçester Junajtid mposhti në FA Cup Liverpulin me rezultatin 3-2. Golin vendimtar për Djajtë e Kuq e shënoi Bruno Fernandes, i cili mposhti portierin Alison nga goditja e dënimit. Mesfushori portugez është rikthyer të flasë për atë episod duke zbuluar se ka mësuar nga Huan Mata, ndërsa theksoi se së bashku me Rashford apo Fred qëndrojnë pas seancave stërvitore për të praktikuar goditjet e dënimit.

“Unë punoj gjithmonë me këto situata, më pëlqen të shoh dhe të mësoj nga Huan Mata pasi mendoj se ai është një specialist. Në stërvitje qëndrojnë shumicën e kohës duke praktikuar, por unë, Mata, Rashford, Aleks Tejes dhe Fred qëndrojmë pak më shumë. Sa i përket goditjes së lirë ndaj Liverpul, mendoj se Rashford i pëlqen t’i ketë pak më larg, ndihet më rehat.

Ndërsa për mua është njësoj, edhe pse për mënyrën e goditjes sa më afër zonës aq më mirë është. Por, nëse Mata dhe Aleks Tejes janë në fushë, mund të godasin edhe ata, mbase më shumë nga krahu i djathtë. Mendoj se kemi lojtarë të mirë për goditjet e lira”, u shpreh Fernandes. /VipSport.al/