Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Ndeshje direkte ndaj Apolonisë, Ahmataj: I kemi të gjitha finale

Skënderbeu luan nesër në shtëpi teksa pret Apoloninë. Pas barazimit në Laç, korçarëtbdo të kërkojnë pikët e plota përballë një rivali direkt për mbijetesë. Megjithatë, në konferencë për shtyp, trajneri Julian Ahmataj kërkon që këtë ndeshje ta trajtojë si gjithë të tjerat duke vënë theksin se çdo sfidë është një finale.

“Ndeshjet vlejnë shumë për ne, të gjitha i kemi finale. Po luajmë mirë, por duhet stabilitet. Nuk ka specifikë ndeshja me Apoloninë apo me të tjera, të gjitha janë finale. Kështu mendojmë ta trajtojmë situatën”.

Nuk jemi të kënaqur, morëm një pikë në Laç ndaj një ekipi të mirë. Duhet të rritemi edhe më shumë, të jemi konkurrues me të gjithë. Duhet përqendrim gjatë 90 minutave. Nuk ka inerci në futboll, nuk fitohet se ke fituar ndeshjen përpara. Duhet bërë maksimumi. Në fund merr atë që jep në fushën e lojës. Duhet të jemi agresivë dhe të përqendruar, të vlerësojmë çdo situatë.

“Jemi të mobilizuar para ndeshjes me Apoloninë. Korça e meriton të ketë një ekip me nivel më të lartë. Nuk do të kemi Shalën sërish. U kthye në stërvitje prej 10 ditësh, por ka ndjerë lidhje dhe nuk mund të japim asnjë konkluzion. U takon mjekëve të thonë fjalën e tyre. Taipi nuk është për shkak kartonësh, pjesa tjetër janë gati. Konkurrenca në ekip është rritur dhe kushdo që luan do tregojë veten”, u shpreh Ahmataj. /VipSport.al/