Nderoi Shqipërinë në kampionatin europian, rusi i natyraliziar si shqiptar: Ëndrra ime olimpiada

Gjimnasti Matvej Petrov është nga Rusia, por ai njihet si kampion Europe duke përfaqësuar Shqipërinë. Tashmë, objektivi i tij i radhës është të përfaqësojë “vendin e tij” edhe në Lojërat Olimpike të Tokios teksa në një prononcim për Top Channel ka folur mbi atë që duhet për të ngritur këtë sport në Shqipëri.

“Si fillim këtu duhet të kemi një palestër dhe më pas të fillojmë me trajnimin. Gjithçka arrihet me punë, këtu mund të jenë disa palestra, por duhen rikonstrukturuar, kjo është e detyrueshme.

Aktualisht niveli i gjimnastikës në Europë është shumë i lartë, nëse krahasojmë gjimnastikën e sotme me atë të 20 apo 30 viteve më parë është krejtësisht ndryshe. Si rrjedhojë që të arrish të fitosh tituj të rëndësishëm si europian apo botëror është shumë e vështirë.

Unë kam 26 vite që merrem me gjimnastikë, nga 31-vjeç që jam. Gjithashtu, prej pesë vitesh jam trajner dhe besoj se dimë si të stërvisim dhe krijojmë gjimnastë. Ne në Pragë kemi bërë sportistë nga asgjëja praktikisht.

Wshtë ëndrra qëkur isha pesë vjeç që të marr pjesë në një Olimpiadë. Sa i përket medaljes, ndoshta nuk do të jetë e lehtë, por do të bëjmë më të mirën tonë”, u shpreh Petrov. /VipSport.al/

 

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al