

Elseid Hysaj është më larg se afër rinovimit me Napolin. Të paktën kështu e paraqet situatën prestigjiozja franceze L’Equipe e cila beson se në verë kapiteni i kombëtares do të jetë një futbollist i ri i Marsejës. S
hkodrani është i hapur për të provuar një eksperiencë të re jashtë Italisë, duke qenë se aty ka kaluar të gjithë karrierën deri tani. Kujtojmë se mbrojtësi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Napolin dhe është i lirë tashmë të negociojë të ardhmen e tij me klube të tjera.
Ky sezon ka qenë me ulje e ngritje për Hysajn, ku ka ndikuar edhe COVID. Megjithatë, trajneri Xhenaro Gatuzo ka konsideratë për të, edhe pse në këtë rast klubi nuk ka bërë maksimumin për ta kënaqur shqiptarin dhe kështu ekipi i Marsejës është një opsion real për Hysajn. /Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Pjesë e ekipit për vazhdimin e sezonit, Moçka: Flamurtari i mungon Superligës
Për arsye të tijat personale, Shpëtim.
Gurishta: Lojtarët e Kastriotit gjithë kohën në tokë, Vllazninë e ndalën duke mos luajtur futboll
Vllaznia u ndal këtë fundjavë në.
Fatkeqësi për trajnerin e Lushnjes, Gjyla humbet bashkëshorten
Një lajm i rëndë në ditën.
Leave a Comment