

Gjergji Muzaka është ndër ata futbollistë që e ka provuar derbin mes Partizanit e Tiranës me fanellën e të dy skuadrave dhe e njeh mirë trysninë që ka në secilin klub. Ndaj sot në “SuperSport” ai theksoi para sfidës se për bardheblutë, ishte e rëndësishme të gjenin lojatë që të përballonin presionin më shumë se lojtarë me cilësi mbi të tjerët.
“Kjo është ajo që bën diferencën mes lojarëve të mirë dhe mesatarë. Lojtarët e mirë janë ata që janë mësuar të luajnë edhe nën presion. Te Tirana është nga klubet që i duhen lojtarë që të përballojë presionin. Më shumë se lojtarë cilësorë, ky klub ka nevojë për lojtarë që u duhet të përballojnë peshën e kësaj fanelle.
Këto janë dy skuadra me emër të madh në kampionatin shqiptar dhe për emrin që kanë duhej të fokusoheshin te blerjet e mëdha. Tirana i ka bëre e Partizani jo, por mund të quaj në thonjëza blerje rikthimin në formacion të Asanit e Kordeiros, edhe Murataj ka vlera. Ndaj do të jetë e ekuilibruar. E bukura është që të dy skuadrat do të luajnë për fitore, se ndryshe i vështirësohet rruga drejt objektivit, asnjë nuk është i kënaqur me vendin e dytë”, tha Muzaka. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
VIDEO / Espanjol u tregon tifozëve “Pitbullin” Bare: Të gjithë shqiptarët hanë fasule, vetëm unë jo
Keidi Bare është kthyer në një.
Dëshira për t’u përballur me më të mirët, Berisha: Do bëjmë gjithçka për t’u kthyer në Serinë A
Etrit Berisha synon që etapa e.
VIDEO / “Një e enjte e paharrueshme”. Kumbulla karikon Romën me golin e tij
Marash Kumbulla do të mbetet jashtë.
Leave a Comment