Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Murataj dhe Xhunior në prezantim: Jemi në klubin më të mirë, është ndjesi e veçantë

Sot te Partizani ka qenë dita e prezantimit të Valentino Murataj dhe Stenio Xhunior. Mesfushori që ka qenë në të kaluarën te moshat e të kuqve, thekson se për të është një ndjesi e veçantë, ndërsa ish-futbollisti i Bylisit thotë se nuk i trembet konkurrencës. Nga ana tjetër, sulmuesi Xhunior u shpreh se Partizani ka pasur interes për të para katër viteve, por atëherë nuk e lejoi Shkëndija.

Murataj dhe Zhunior – “Ja ku arritëm të prezantojmë dy lojtarë të rinj te Partizani. Ka patur interes të madh. Është bërë një punë shumë e mirë me stafin. Murataj është një njohje e vjetër e juaja dhe e Partizanit, se është rritur këtu. Ishte dështirë e trajnerit Daja. E kthyem në familje për të shtuar kualitetin cilësinë, agresivetin që ka shprehur dhe në Ballsh. Ishte një marrëveshje e arritur me Bylisin. Jemi të kënaqur dhe janë të mirëseardhur  në familje tonë.

Stenio Zhunior, po ta themi emrin e plotë të tij,  mbaron kampionati. Ka pasur një karrierë shumë të mirë te Shkëndija. Ka ndërhyrë dhe përvoja e Pollozhanit te Shkëndija. Kur doli i lirë te Shkëndija, ishte i mirëpritur te ne. Ishte zgjedhja jonë e parë, se kanë dalë barcaleta nëpër media që ka patur konkurencë mes klubeve për të. E kam parë kur luante te Shkëndija, në kohën kur s’isha pjesë e Partizanit. Shkëndija ka bërë mirë në Maqedoni, ka shkruar histori. Zhunior I bashkohet ‘kolonisë’ braziliane me Melon dhe Kardozon”.

Merkato – “Po bisedojmë me lojtarë të ndryshëm. Nuk ka gjë konkrete, vetëm bisedime. Stafi po punon shumë me Dajën. Është zgjedhja e stafit para meje. Bëj analizën se çfarë stafi më jep dhe për gjendjen financiare. Presim dhe elementë të tjerë. Nuk duam t’i lëmë gjërat për në 31 janar. Duam ta kemi ekipin sa më të përgatitur dhe sa më shpejt”.

Ofertat për Kardozo, Solomon dhe Asani – “Më besoni, ka goxha interes në këtë drejtim nga shumë ekipe për 3 lojtarët tanë. Primare është Partizani. Para se të bëjmë largime, do bëjmë afrime. Në momentin që do identifikojmë elementë me kosto, do pranojmë sakrifica. Kemi dhe Partizanin B, mund të bëhen pjesë e ekipit të parë nëse bëjnë mirë në Kategorinë e Parë. Çdo lojtar është i nevojshëm, asnjë s’është i domosdoshëm. Në këtë moment, do të bëjmë analizë në planin tekniko-taktit, jo vetëm financiar”, u shpreh Rama.