Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Murataj: Derbin ta marrim si ndeshjen e radhës, emocion i veçantë të luaj për Partizanin

Valentino Murataj tregon se është një emocion i veçantë për të të luaj me fanellën e Partizanit, duke qenë se ka dalë nga moshat e të kuqve. Në një prononcim për Top Channel, ishi i Bylisit, kërkon që derbin ndaj Tiranës të enjten ta trajtojnë si ndeshjen e radhës. Ndër të tjera, Murataj u shpreh se trajneri Daja ndaj Skënderbeut i kishte udhëzuar të fitonin duelet një kundër një, për të fituar më pas ndeshjen.

Derbi ndaj Tiranës- “Normalisht mendoj se do jetë një ndeshje shumë e veçantë për mua dhe shpresoj të dalë me sukses. Është ndeshje e rëndësishme për ecurinë e kampionatit dhe besoj se do ta marrim si ndeshjen e radhës. Rëndësinë e derbit ne e dime dhe duhet të fitojmë për shumë arsye sepse dhe rruga drejt titullit është e vështirë pasi Vllaznia është shkëputur pak, por kampionati sa ka filluar dhe janë shumë ndeshje në vazhdim. Shpresojmë që ta fitojmë këtë ndeshje dhe të ruajmë vazhdimësinë”.

Mirëpritja në skuadër- “Normalisht e prisja që çunat të më afronin sepse disa i njihja, është një emocion i veçantë të luaj te klubi i Partizanit pasi kam dalë nga moshat. Jam shumë i kënaqur dhe jam përshtatur shumë mirë”.

Ndeshja e parë me Partizanin ndaj Skënderbeut- “Ishte një emocion i veçantë si ndeshje e parë, por kushtet nuk ishin të përshtatshme për të dyja ekipet. Trajneri na dha udhëzimet që duhej t’i fitonim të gjitha duelet një kundër një, pasi nëse fitonim duelet do të fitonim edhe ndeshjen dhe kështu ndodhi”, u shpreh Murataj. /VipSport.al/