

Tomori ka fituar sot 4-1 miqësoren ndaj Naftëtarit. Beratasit kanë treguar se janë pretendentë për Superligën këtë sezon, teksa kanë përfituar nga shtyrja e kampionatit për të zhvilluar një test miqësor. Të besuarit e Bledar Sinellës kanë shënuar katër herë në portën e miqve, me miqësoren që u zhvillua në stadiumin e Beratit.
Pjesa e parë e duelit është mbyllur 1-0, ndërsa në të dytën u shënuan katër gola. Tomori me përforcimet e janarit shpreson që të vijojë rrugën drejt Superligës, megjithëse në Kategorinë e Parë grupi B, rivaliteti është i madh.
Ndëkrohë që Erzeni ka luajtur me Luzin të cilin e ka mundur me rezultatin 1-3. Skuadra shijakase ka shënuar me anë të Rramillit dopietë dhe Bregu ka realizuar golin e tretë. Aboubakar Souma ka realizuar për skuadrën e Luzit.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Hoxha dhe Asani: Titulli i hapur, Partizani e dominoi derbin
Pas ndeshjes kanë folur edhe dy.
Sukaj kishte parashikuar gjithçka: Ia thashë një ditë më parë edhe Dajës se kush do shënonte
Xhevahir Sukaj ka një siguri sa.
Kategoria e Parë/ Burreli fiton miqësoren me Luzin, Erzeni e Besa zyrtarizojnë afrimet e fundit
Burreli dhe Luzi në kuadër të.
Halili: Ky derbi vendimtar për titullin, grupi i plotë, Tirana të tregojë veten
Në emisionin “Gol pas goli” në.
Leave a Comment