

Në kuadër të përgatitjeve për pjesën e mbetur të sezonit, Egnatia është përballur ditën e sotme me Feronikelin, skuadër që militon në Superligën e Kosovës dhe që drejtohet nga ish-fantazisiti i Kombëtares sonë, Klodian Duro.
Ndeshja është zhvilluar në kompleksin “Tropikal” në Durrës dhe është mbyllur me fitoren minimale 1-0 të Egnatias. Goli i vetëm i ndeshje u shënua nga Artur Magani në minutën e 45-të.
Sfida tjetër që u zhvillua ditën e sotme ishte Besa-Oriku e cila u mbyll në barazim 0-0. Dy skuadrat e Kategorisë së Parë e mbyllën në “paqe” këtë test miqësor dhe janë duke menduar për merkaton.
Si Besa ashtu edhe Oriku po synojnë që të afrojnë lojtarë cilësorë për të realizuar synimet sezonale që kanë, duke qenë se në grupet ku edhe bëjnë pjesë, konkurrenmca është e madhe.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
S’ka ekipe pjesëmarrëse, ja pse Kategoria e Tretë është shtyrë pa afat!
Kategoria e Tretë pritej që të.
Largimi i Morieros, flet Pontreli: Dinamo është më e madhe se emrat e përveçëm. Trajneri i ri nga familja dinamovite
Largimi i Françesko Morieros nga drejtimi.
Sporti shqiptar humb personazh, Partizani del me mesazh ngushëllimi!
Pandemia e “Covid-19” nuk po kursen.
Dita e shqiptarëve në Rumani, Papa e Fili në fushë, Vajushi shënon
Ditën e djeshme, lojtarët shqiptarë që.
Leave a Comment