Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Milan zyrtarizon Mandzukiç, kroati ka opsionin e rinovimit në kontratë dhe numrin 9

Pasi përfunduan të gjithë proçedurat paraprake, Milan ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin më të fundit të janarit, Mario Mandzukiç. Sulmuesi shihet si një element që me eksperiencën e tij të ndihmojë në vazhdimësinë e kampionatit trajnerit Stefano Pioli.

Ky i fundit e vlerëson shumë ish-sulmuesin e Juventusit dhe ka dhënë miratimin sapo i është propozuar nga drejtuesit e skuadrës. Kështu, Mandzukiç do të vihet menjëherë nën urdhrat e tij dhe mund të grumbullohet për ndeshjen e radhës ndaj Atalantës, edhe pse forma e tij fizike nuk është optimale duke qenë se në muajt e fundit nuk ka pasur aktivitet në fushë.

Sa i përket kontratës, ajo është gjashtëmujore dhe do të rinovohet nëse Milan kualifikohet në Ligën e Kampionëve. 34-vjeçari ndërkohë ka zgjedhur fanellën me numër nëntë e cila në sezonet e fundit i ka sjellë shumë pak fat atyre që e kanë mbajtur, por mesa duket Mandzukiç nuk beson te këto. /VipSport.al/