

Mario Mandzukiç duket se në fund ia ka dalë të bindë drejtuesit e Milanit që të investojnë te ai për pjesën e mbetur të sezonit. Supmuesi vjen pas një periudhe inaktiviteti dhe te Milani kishin dyshime të forta mbi gjendjen atletike, pasi ajo e eksperiencës dhe karakterit të kroatit nuk vihej në dyshim.
Por, së fundmi nga Italia bëjnë të ditur se palët kanë gjetur akordin, edhe në lidhje me termat financiarë. Kështu, shpejt mund të vijë edhe zyrtrizimi i kësaj tratative, me Mandzukiç që do të vihet në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli si zëvendësuesi i Ibrahimoviç.
Ky i fundit është i vetmi sulmues qendre në skuadër, ndaj edhe drejtuesit e “Djallit” u detyruan të ndërhyjnë dhe të vënë nën shënjestër ishin e Juventusit. /VipSport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Napoli i jep lamtumirën turneut, Arsenali mbijeton. Surprizë norvegjeze
Napoli i ka dhënë lamtumirën Ligës.
Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli
Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se.
Champions regjistron një rekord të ri, vetëm prej Juventusit mbeti 1-7
Liga e Kampioneve, për herë të.
Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga Azia
Grupi Suning, i cili kontrollon klubin.
Leave a Comment