Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Mesfushori i Shpresave përsëri në lëvizje, firmos për një nga klubet më të njohura në Austri

Agim Zeka nis një etapë tjetër në karrierën e tij, që e ka parë të ndryshojë vazhdimisht klube gjatë viteve të fundir për një arsye apo një tjetër. Talenti që doli nga radhët e Skënderbeut, pjesë e përfaqësueses Shpresa, ka firmosur në kampionatin austriak, duke iu bashkuar një ekipi më emër si Austria e Vjenës.

Zeka, që kur u transferua nga korçarët te Lilë, ka qenë vazhdimisht në huazim, pasi nuk gjente hapësira në radhët e klubit francez. Por dëmtimet e njëpasnjëshme kanë penalizuar shpesh lojtarin dhe ai nuk arriti të gjente vazhdimësinë në Portugali, Holandë apo Belgjikë, ku kaloi këto vite.

Sot, futbollisti ka nënshkruar me Austrinë e Vjenës, si lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata që kishte me klubin e Lilës. Nuk dihet ende kohëzgjatja e marreveshjes mes palëve, por te klubi austriak e kanë cilësuar një sukses afrimin e Zekës.

“Kemi afruar një lojtar të ri, ish-pjesëtar i Shqipërisë U21, i cili na përforcon si një alternativë më shumë. Ne kishim mungesat e disa lojatëve gjatë fazs përgatitore si pasojë e dëmtimeve ndaj ne reaguam mirë duke pasur parasysh edhe mundësitë financiare”, ishin fjalët me të cilat Peter Shtoger, menaxheri i përgjithshëm i Austrisë së Vjenës, prezantoi Zekën. /vipsport.al/