Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Mesfushori Aleksi: Jemi më lart në emra se çdo ekipi tjetër i Superiores, më rehat kur luajmë jashtë

Teuta ka lënë pas humbjen me Vllazninë dhe ia doli të fitonte ndeshjen e kaluar ndaj Bylisit me rezultatin e pastër 2-0. Tashmë, vëmendja ka kaluar te sfida e nesërme ndaj Kastriotit në Kamzë, teksa në konferencë për shtyp ka folur mesfushori i durrsakëve, Albano Aleksi. Ky i fundit thekson me siguri se Teuta është në emra më lart se çdo ekip tjetër i Superiores, ndërsa shton se skuadra mund të ndihet më rehat kur luan jashtë.

“Mendoj se ndeshja me Vllazninë nuk shkoi mirë në tërësi, pasi e kishim përgatitur në mënyrë tjetër. Pavarësisht çdo gabimi, duke nisur nga unë, ndikojnë shumë arsye. Duhet ta fitonim ndeshjen direkte, ose të paktën të dilnim barazim. Vllaznia nuk vodhi asgjë, e meritoi, por në një mënyrë ndryshe për shkak se ne nuk dhamë asgjë në fushë. E kemi lënë pas krahëve dhe e treguam në ndeshjen me Bylisin”.

Kastrioti? “Jemi një ekip në letër dhe në emra lojtarësh më lart se Kastrioti, madje më lart se çdo ekip tjetër i kampionatit shqiptar, pavarësisht se jemi të dytët me 9 pikë nga Vllaznia. Koha do e tregojë se kush e meriton të dalë kampion. Shpresojmë të jemi ne ata, pasi e meritojmë dhe e kemi treguar”.

“Nuk e kam pasur mendjen te pikët, janë edhe shumë ndeshje në lojë. Mund të dalim ne, mund të dalin edhe ata. Pjesa më e rëndësishme është që Teuta të shohë ndeshjet e veta. Në momentin që fitojmë sfidat tona, normalisht që diçka e mirë do vijë. Edhe Ekipet e tjera nuk do të jenë në formën e duhur, pasi vjen një moment fati nuk do i ndihmojë skuadrat”.

“Është sezoni im i dytë këtu dhe ndihem mirë. Shpresoj të fitoj titullin kampion. Sezonin e kaluar ngritëm dy kupa, që më ndihmuan shumë si sportist. Shpresoj të jap më të mirën time dhe të marrim titullin kampion”.

Barazimet në shtëpi? “Është diçka psikologjike. Vjet ishim nga ekipet më të forta në fushën tonë, nuk ndodhte të humbnim në Durrës. Nëse humbnim do të ishte një dështim, pasi kishim shumë besim te vetja. Edhe sivjet kemi, por besoj se mund të ndihemi më rehat kur luajmë jashtë. Në Durrës ka presion nga tifozët, duan që në fillim fitore. Edhe ne kemi presionin tonë, pavarësisht se kemi lojtarë me eksperiencë. Kjo është arsyeja pse nuk fitojmë çdo ndeshje në Durrës”.

Goli i parë? “Së pari si sportist dua që Teuta të arrijë atë që do, Pastaj vjen objektivi personal. Uroj ta shënoj në ndeshjen më decizive dhe të fitojmë”, u shpreh Aleksi. /VipSport.al/