

Më në fund Valon Et’hemi ka mundur të hedhë firmën në kontratën që e lidh me skuadrën e Istanbulspor. Futbollist i cili në vitet e fundit shkëlqeu në Superiore me ekipin e Kukësit, është bërë pjesë e klubit turk, ku do të vazhdojë karrierën e tij.
Largimi nga Kukësi u shoqërua me probleme pasi verilindorët bllokuan transferimn e tij duke e cilësuar të parregullt dhe në shkelje të kontratës së nënshkruar mes palëve. Çështje e cila përfundoi në organet juridike të FIFA-s për shqyrtimin e kontratës që kishte mes palëve.
Ndaj edhe pse pak ditë më parë emri i Et’hemit qarkulloi në ambientet e klubit, ai ishte në pritje të lejes nga FIFA për të bërë të mundur firmën e tij pa rrezikuar sanksione, qoftë kjo edhe një leje e përkohshme. Në këtë situatë, është pritur leja dhe me sa duket ajo ka mbërritur, pasi menaxheri Ardian Aliaj i cili mundësoi transferimin, ka hedhur fotot e nënshkrimit nga Et’hemi të kontratës që e bën pjesë të klubit turk ku gjenden edhe Eduard Rroca e Kristal Abazaj. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Pjesë e ekipit për vazhdimin e sezonit, Moçka: Flamurtari i mungon Superligës
Për arsye të tijat personale, Shpëtim.
Gurishta: Lojtarët e Kastriotit gjithë kohën në tokë, Vllazninë e ndalën duke mos luajtur futboll
Vllaznia u ndal këtë fundjavë në.
Fatkeqësi për trajnerin e Lushnjes, Gjyla humbet bashkëshorten
Një lajm i rëndë në ditën.
Leave a Comment