Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Merkato për Manaj, sulmuesin e kërkon një klub i Serisë A dhe ekipi i Memushaj në Serie B

Rei Manaj ka gjetur rruëgn e rrjetës dy herë në katër ndeshjet e fundit me Barcelonën B, megjithatë sërish me paraqitjet nuk ka bindur blaugranët t’i japin besimin për ta bërë pjesë të ekipit të parë. Ndaj, mundësia për të lëvizur në këtë merkato është reale për sulmuesin e kombëtares, emri i të cilit së fundmi është shfaqur në Itali.

Portali i “gianlucadimarzio.com” thekson se për lushnjarin ka dy pista. Bëhet fjalë për Krotonen në Serinë A, teksa ky klub ka bërë sondazhe për Manajn duke qenë se aktualisht është në vendin e fundit të klasifikimit dhe kërkon të mbijetojë në elitë. Mirëpo, nuk është vetëm Krotone për Manaj. Interes ka edhe nga ana e Peskarës, aty ku aktivizohet edhe Ledjan Memushaj.

Nëse gjithçka mbyllet me sukses për një kalim te Peskara, atëherë ky do të ishte një rikthim për Manaj, i cili është aktivizuar me këtë klub edhe në sezonin 2016-2017, ku shënoi dy gola në 12 ndeshje. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse sulmuesi do të preferojë një rikthim në Itali apo do të vazhdojë të luftojë në Barcelonë për të fituar një rol si protagonist. /VipSport.al/