Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Merkato, Kategoria e Parë/ Elbasani që nxori Gogunjën rekordmen, merr portier në Brazil, afrime te Egnatia, Pogradeci e Turbina

Skuadrat e Kategorisë së Parë që janë në pritje të rifillimit të garës, janë aktive dhe po bëjnë afrime këtë periudhë. Pogradeci në Grupin B, që edhe këtë sezon e ka nisur me pretendime ka afruar Kipjon Petin nga Kukësi U-21. Peti është një mesfushor qendre, lojtar i talentuar që ka dalë nga moshat e Partizanit, por ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Internacional Tr. për U-19.

Egnatia e Rrogozhinës ka afruar në provë një sulmues nga Serbia që do të jetë në provë nga trajneri Gugash Magani dhe stafi i tij. Nëse bind rrogozhinasi ai do të firmosë.

Turbina e Cërrikut ka rikthyer në gjirin e vet një lojtar me eksperiencë që ka luajtur edhe në elitën tonë me ekipe si: Tirana apo Bylisi, ndërsa e njeh mirë Kategorinë e Parë.

Elbasani ka afruar së fundmi edhe një portier nga Brazili që do të jetë në provë, por ka gjasa shumë që ai të jetë “roja” i katërkëndorit bardheblu në vijimin e sezonit, duke qenë se në portë kanë vujtur elbasanasit.

E.S./Vipsport.al/