Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Mbrojtësi i kombëtarës është i pafat, tjetër dëmtim që e nxjerr jashtë fushave të lojës

Kastriot Dermaku nuk ka pasur kohën që t’i gëzohet kthimit në fushën e lojës me skuadrën e Leçes, pasi ka pësuar shumë shpejt një tjetër dëmtim që mund ta kthejë në infermieri. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare sapo ishte rikuperuar nga problemet fizike që kishte pasur dhe nga infektimi me COVID, por duket se do të jetë i detyruar që të qëndrojë përsëri jashtë për shkak të një dëmtimi tjetër.

Në ndeshjen e sotme të Leçes në fushën e Rexhinës në Serinë B, Dermaku ishte aktivizuar si titullar, duke shënuar kështu kthimin e plotë pas problemeve fizike, fakt të cilit i ishin gëzuar shumë në klubin ku ai shihej si një nga blerjet më të rëndësishme të sezonit ku do të synohet kthimi në elitë.

Por në minute e 33-të të duelit, mbrojtësi u ul në tokë dhe bëri shenjë se nuk mund të vazhdonte më, pasi gjatë një aksioni kishte bërë një tërheqje dhe ndjente probleme muskulore. Ai doli nga loja dhe tani pritet të mësohet se si është situata e këtij dëmtimi dhe sa do të qëndrojë larg fushës mbrojtësi kuqezi, të cilin trajneri Reja e sheh si një element të rëndësishëm të prapavijës së përfaqësueses shqiptare. /vipsport.al/

windows 7 pro lizenz kaufen