Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Mbledhje urgjente e bordit të Interit për shitjen, lojtarët kanë dy muaj pa u paguar

Vazhdon kaosi në klubin e Interit, pasi situata që është krijuar te zikaltërit është me të vërtetë e paqartë pikërisht në momentin kur ekipi ishte në rrugën e duhur për të qenë pretendent kryesor për të fituar në Itali e Europë. Drejtuesit kinezë duket se kanë nxjerrë në shitje aksionet e klubit dhe nuk bëhet fjalë vetëm për kuotën e mionorancës prej 31%.

Kjo është arsyeja se pse Stiven Zhang ka organizuar sot një mbledhje urgjente të bordit drejtues të klubit. Me një lidhje me Skype nga Kina ai do të shpjegojë se si qëndron situata me BC Partners që ka nisur kontrollin e situatës financiare në klub pasi është interesuar për blerjen e aksioneve, të minorancës, apo edhe paketës së plotë që kontrollon zikaltërit, nga Suning. Në Itali insistojnë se kjo nuk është kompania e vetme.

Normat e reja të vendosura nga shteti kinez për kompanitë vendase që investojnë jashtë, kufizojnë mundësitë për të bërë lëvizje të mëdha dhe kjo është arsyeja pse Suning kërkon partnerë të tjerë, ose të shesë kuotat e plota që ka te Interi. Për të bërë kontrollin e plotë të financave, janë pezulluar shumë pagesa dhe sipas “La Repubblica”, edhe lojtarët nuk kanë marrë ende rrogat e nëntorit dhe dhjetorit. Një situate e pazakontë për një klub të këtij niveli, por që tregon më qartësisht se gjërat nuk janë edhe aq të qeta te zikaltërit. /vipsport.al/