

Mentor Mazrekaj ishte protagonist për Laçin në ditën e djeshme teksa i dhuroi fitoren të tijve në ndeshjen ndaj Tiranës. Anësori i kirbinasve ka qenë i ftuar në studion e Pressing ku është shprehur se klasifikimi aktual, i duket i drejtë.
“Klasifikimi është më i drejti. Laçi duhet të ishte më mirë, kemi gabuar me ekipet e vendeve të poshtme të tabelës, por renditja është reale. Ky trepikësh sot ishte rikuperim i dy ndeshjeve të fundit me Apoloninë dhe Skënderbeun.
Mendoj se skuadrat më të mira në letër kanë qenë Teuta dhe Laçi, por nuk fiton gjithmonë ai që pritet. Prandaj futbolli është sporti më i bukur”, u shpreh Mazrekaj. /VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Leave a Comment