Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Martini: Mund ta pësonim në fund, edhe era nuk na lejoi qarkullimin e topit

Teuta nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Partizanit në fushën e saj, ndërsa pas ndeshjes për Supersport, trajneri i durrsakëve, Edi Martini theksoi se në fund ekipi i tij edhe mund të kishte dalë i mposhtur. Ndër të tjera, shkodrani u shpreh se në pjesën e dytë edhe kushtet atmosferike ndikuan në lojë, sidomos era e fortë.

“Nuk arritëm të fitonim, bëmë gabim në fillimin e lojës kur pësuam gol. Luajtëm më mirë në pjesën e parë, patëm raste, nuk arritëm ta mbyllnim. Në pjesën e dytë kushtet atmosferike nuk na mundësuan të shkonim lart. Edhe me daljen me të kuq të Partizanit dolëm shumë përpara dhe mund ta pësonim në fund. Ishte një lojë e fortë, lojë rivalësh.

Ishte erë që nuk të lejonte të qarkullonim topin, vetëm poshtë, e vonoheshim. Nuk arritëm të krosonim edhe për shkak të erës. Duhej ta fitonim ndeshjen, duhej të ishim më të qetë. Kjo skuadër është skuadër që nuk rri mbrapa.

Ne kërkojmë të vendosim diktatin dhe të mos presim kundështarin. E tillë është fizionomia. Normalisht, duhe të kemi pak më tepër presion, nuk na shkon për shtat të presim kundërshtarin; ndoshta ka ndeshje ku mund ta përdorim, por duke parë që ekipet mblidhen, është e vështirë të presësh.

Po të goditej topi nga portieri duhej të ishim të kujdesshëm se topi nuk shkonte para. Era nuk lejonte mbrotësit të ecnin para se topi nuk ecte. Këtu duhej të ishim më të kujdesshëm”, u shpreh Martini. /VipSport.al/