Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Martini: Lojërat e bukura na kanë ardhur në maje të hundës, tani duam pikët

Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka qenë shumë i lumtur për tri pikët e rëndësishme që mori skuadra e tij ndaj Kastriotit. Një rival i vështirë që i krijoi shuëm telashe durrsakëve të cilët nuk ishin aq dominues sa në ndeshjet e tjera. Por Martini pranoi për SuperSport se ishte i këaqur edhe kështu, pasi tani i kishte kërkuar skuadrës pikë dhe jo lojë.

“Ishte ndeshje tejet e vështirë, se Kastrioti ka një shpirt të lartë gare. Ia dolëm, falë klasit të Devit morëm golin e morëm tre pikë, ishte gol i rëndësishëm shumë.

Ne duhet të shohim ndeshjet tona, duhet të fitojmë ndeshjet tona, se duke pasur mendjen te të tjerët, vetëm shpërqendirm ka kjo punë. Pastaj çfarë të ketë shkruar Zoti…

Kemi ndeshje që jemi më cinikë, nuk luajmë bukur e kërkojmë të luajmë bukur. Gjatë javës bëjmë bisedë që të rëndësishme janë pikët, këto ndeshje nuk janë në nivelin e lojës që kemi bërë. Jemi më pragmatistë, dimë të shënojmë e si të sillemi pasi shënojmë, Kjo është ajo që na ka munguar.

Kemi pasur shumë raste, kemi luajtur shumë ofensivë se të gjitha ndeshjet i kemi bërë të tilla, por kemi kaluar në nervozizëm. Tani kemi folur me djemtë që të mos humbim durimin. E rëndësishme është menaxhimi i lojës, ata kishin 2-3 raste për të shënuar. Po kërkojmë pikë se lojërat e bukura na kanë ardhur në majë të hundës, tani po kërkojmë pikët”, tha Martini. /vipsport.al/