Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Martini: I bindur se jemi më të mirë se Vllaznia dhe Partizani, mua vetëm moti më shqetëson

Teuta pret ditën e nesërme Partizanin. Të kuqtë në këtë takim vijnë me moralin lart pasi mposhtën Tiranën në derbi, mirëpo trajnerit të Teutës, Edi Martini, ky fakt nuk i bën përshtypje. Në konferencë, Martini e thotë me bindje se të tijtë janë më të mirë se Partizani, por edhe se Vllaznia kryesuese. Shkodrani shprehet se për nesër e shqetëson vetëm moti, pasi terreni rëndohet me rreshje shiu.

“Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje, gjithsesi nuk i kemi arritur të gjitha. Ndoshta edhe prej nervozizmit tonë dhe fatit. Pavarësisht renditjes sonë, ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Është e vërtetë se derbi të jep moral, por edhe të lodh. Isha në stadium dhe e pashë ndeshjen nga afër.

Ana fizike e ekipit të Partizanit është shumë e dobët sesa ne. Jam i bindur se kemi ekip më të mirë se Vllaznia dhe Partizani, pavarësisht se fati dhe gjendja psikologjike pas barazimeve radhazi nuk ka qenë e duhura, gjithsesi shpresoj dhe jam i bindur se jemi më lart se ata.

Para kësaj ndeshje më shqetëson vetëm moti sepse ka reshje dhe rëndohet terreni i fushës. Jemi ekip që e luajmë topin mirë dhe e qarkullojmë mirë dhe nëse fusha nuk është në rregull ne na pengon. Por është e njëjta gjë edhe për Partizanin sepse edhe ata kanë lojtarë teknikë.

Titulli? Pavarësisht se Vllaznia është shkëputur 9 pikë, ne jemi në ndjekje të saj. Diferenca sa duket e madhe, aq është edhe e shkurtër sepse janë shumë pikë në lojë. Të fitojmë ndeshjet tonë dhe të bëjmë kampionatin tonë”, u shpre Martini. /VipSport.al/