Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Martini harron humbjen me Vllazninë: Në fund bëjmë llogaritë me ta, Bylisi kundërshtar solid

Trajneri i durrsakëve, Edi Martini e quan detyrim fitoren në betejën e nesërme me ballshiotët, ndonëse ka përballë një ekip simpatik dhe që ka luajtur mirë edhe në ndeshjet jashtë duke marrë pikë me Tiranën apo Partizanin. “Humbja me Vllazninë? Nuk ka ndryshuar asgjë. Vazhdojmë të stërvitemi me të njëjtin ritëm dhe dëshirë. Duhet ta harrojmë sa më shpejt atë ndeshje sepse ishte një nga më të këqijat, që kemi bërë. Pavarësisht asaj ndeshje, jemi të fokusuar te ndeshja e radhës dhe ta fitojmë.”

“Lojtarët tanë kanë pjekurinë e duhur dhe e dinë se çfarë kërkohet. Futbolli nuk të lë të gëzosh gjë, ndonjëherë gëzohesh pastaj hidhërohesh brenda pak ditësh. Pas një jave vjen ndeshja tjetër, kështu që ne duhet të vazhdojmë përpara. Ndaj Vllaznisë nuk do ndryshoj asgjë. E kam thënë edhe pas ndeshjes se ishte një ditë e keqe për ne.”

“E rëndësishme është të fitojmë ndaj Bylisit. Çdo ndeshje është e vështirë. Të rëndësishme janë tre pikët sepse ata të bëjnë të ecësh para dhe të japin vazhdimësinë. Fitorja e munguar në shtëpi? Më vjen keq që kemi lënë pikë.

“Nuk mendoj se është faktori fushë, por ka qenë diçka e shkuar, çështje fati sepse kam thënë edhe më përpara se ndeshjet janë thuajse në fushë asnjëanëse. Nesër është e rëndësishme fitorja dhe jemi të detyruar ta bëjmë këtë.”

“Bylis në mbrojtje?! Nuk ka justifikime. Kundërshtarët në Durrës dhe jashtë kanë luajtur me shumë forca në mbrojtje, përveç ndeshjes së fundit, kështu që ne do mundohemi të gjejmë zgjidhjen dhe të dimë të çajmë mbrojtjen kundërshtare.”

“Nuk më intereson çfarë bën Vllaznia. Ne do përqendrohemi te ndeshja jonë të fitojmë dhe kur të vijë fundi i kampionatit të shohim se ku do jemi në renditje”, – u shpreh Martini.

E.S./Vipsport.al/